Sportet me dorë

Meri Boshkovska lojtere e re e KV Drita

Veriomaqedonasja Meri Boshkovska është volejbollistja më e re e KV Drita nga Gjilani. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Lorik Ilazi, kryetrajner i KV Drita, për ekipin e të cilit kjo lojtare është vlerë e shtuar në ekipin e tij.

Meri Boshkovska luan në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut dhe është e lindur në vitin 2005.

Drita në kampionatin që është në prag kërkon rikthimin e titullit kampion dhe të titujve të tjerë dhe për këtë qëllim ka përforcuar ekipin në masë të madhe, duke shpallë kandidaturën që tani.

You Might Also Like