Viti

Komuna e Vitisë po i kthehet përditëshmërisë, por me kujdes

Komuna e Vitisë, në ditën parë pas lehtësimit të pjesshëm të masave mbrojtëse kundër pandemisë, i është kthyer me kujdes punëve të përditshme të lejueshme. Kjo është përshëndetur në takimin e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe është parë si mundësi e mirë e rimëkëmbjes së ekonomisë së rënduar në këtë kohë.

Kryetari Sokol Haliti, tha se është pozitive dhe lajm i mirë që dje kanë rinisur punën disa lloje të bizneseve, sepse dëmet janë të mëdha. Por, sipas tij, masat tjera akoma mbeten në fuqi, siç janë orari i kufizuar i lëvizjes. Prandaj, ai, sërish kërkon nga qytetarët që të mos grumbullohen, të mbajnë distancën dhe të vendosin maskat mbrojtëse.

Ndryshe Kryetari Haliti,  tha komuna ka kthyer fokusin edhe kah projektet infrastrukturore, por pa e larguar vëmendjen nga gjendja me pandeminë. Ai shprehet i kënaqur që Vitia qe gati tri javë nuk ka raste të reja me të infektuar.
E  Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiteni Afrim Halili,Ai  tha se dita e djeshme ka kaluar qetë, por njëjtë ka nisur edhe dita e sotshme sa i përket respektimit të masave antikovid dhe rihapjes së disa bizneseve, duke shtuar se edhe policia është edhe tash në krye të detyrës dhe  si edhe inspekcioni komunal janë duke bërë punën e tyre duke kontrolluar bizneset që janë hapur se a janë duke i  respektuar rregullat e Antikovidit.Aziz Zuka

You Might Also Like