Viti

Kryetari Haliti, takim falenderues me stafin dhe bashkëpunëtorët e tij

Zyra komunale për Informim dhe mardhënje me publikun e Vitisë ka postuar sot në Veb faqen e komunës dhe në Facebuk, një tekst përmes së cilës njofton opinionin rreth një takimi që ka patur sot Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me stafin e punëtorve pranë Zyrës së tij dhe bashkëpunëtorët e tjerë .Në huazuam këtë tekst ku veq tjerash thuhet:””Kryetari i komunës së Vitisë sot në ambientet e reja të rregulluara ditë më parë në objektin e renovuar të ish Komitetit komunal   ku tash e mbas do të jetë Kabineti i Kryetarit dhe i stafit të tij, ka  zhvilluar një takim me zyrtarët komunal të cilët janë në kompetencë të Zyrë së Kryetarit, por edhe me drejtorët e drejtorive komunale. Tutje thuhet se  gjatë këtij takimi ai është shprehur falenderues për bashkëpunimin e deritanishëm duke theksuar se falë këtij bashkëpunimi të mirë komuna e Vitisë, edhe këtë vit që po e lëmë pas ka pasur një përformancë të mirë në nivel vendi duke përfituar donacione dhe projekte të ndryshme. Gjithashtu kryetari Haliti, ka bashkëbiseduar me ta lidhur me parapërgatitjet për raportimet e ndryshme me rastin e mbarimit të këtij viti por edhe për përgatitjet për planifikimet për punëën dhe aktivitetet gjatë vitit  2020. Në këtë takim kanë prezentuar edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira si dhe zv. Kryetari i Komunës Haasan Alia.Aziz Zuka

You Might Also Like