Gjatë vizitës së tij të parë në Komuna e Vitisë,Albin Kurti ,kryeministër në detyrë I Kosovës ka vlerësuar lartë punën dhe angazhimin që kanë bërë mekanizmat institucional të kësaj komune me në krye kryetarin Sokol Haliti në menagjimin e situatës me Virusin KOVID-19 duke potencuar se Kryetari Haliti dhe mekanizmat tjerë komunal duke filluar nga Komiteti Emergjent komunal I cili është formuar me kohë por edhe mekanizmat e tjerë mbështetes që janë përball që nga dita e parë kur në këtë komunë por edhe në Kosovë është shenuar rasti I parë I infektimit të një qytetari të kësaj komune me këtë virues pandemik.Kështu u shprehë para gazetarve Albin Kurti ,Kryeministër në detyrë gjatë vizitës që I ka bërë kësaj komune I shoqëruar edhe nga dy ministrat e qeverisë Lumir Abdixhiku ,Ministër I Infrastrukturës dhe Emilija Rexhepi, Ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Kryetari Haliti e ka njoftuar delegacionin qeveritar me masat dhe veprimet që janë ndërmarrë në Komunën e Vitisë për të penguar përhapjen e mëtutjeshme të virusit COVID-19.
“Për fat të keq, siç e dini, Vitia ka qenë vatra e parë e infektuar nga virusi, prandaj na ka rënë edhe barra më e rëndë. Ne kemi reaguar shpejt dhe kemi formuar mekanizmat adekuat për t`u përballur me situatën. Pas identifikimit të pacientit të parë me virus, kemi vënë në izolim stafin mjekësor që ka qenë në kontakt me të dhe kemi hulumtuar kontaktet që ka pasur ai. Kemi filluar me dezinfektimin objekteve dhe hapësirave publike. Poashtu familjarët e tij janë vetizoluar, sikurse që është mbyllur i gjithë fshati Stubëll. Ndërkohë jemi marrë edhe me komponentën sociale duke shpërndarë mbi 1500 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë në gjithë komunën të siguruara në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm. Duhet cekur se rastet janë rritur për shkak se një kategori e punëtorëve nuk kanë mundur të punojnë. Izolimi i komunës sonë ka ndikuar negativisht dhe ka dëmtuar bizneset.”, ka thënë kryetari Haliti.
Ai është shprehur mirënjohës ndaj qytetarëve të cilët kanë treguar nivel të lartë dhe kanë respektuar masat dhe udhëzimet e institucioneve, duke këputur kështu hallkën e përhapjes së mëtutjeshme të virusit COVID-19.
Kryetari Haliti, ka falënderuar poashtu për mbështetjen ministrat në Qeverinë e Kosovës me të cilët ka kontaktuar vazhdimisht. Mirëpo, sipas tij, nevojat janë të vazhdueshme, prandaj kërkoi nga Kryeministri në detyrë mbështetje të mëtutjeshme për qytetarët e kësaj komune.
Nga ana e tij, kryeministri në detyrë Albin Kurti, e ka përgëzuar kryetarin Haliti dhe mekanizmat tjerë të komunës për menaxhimin e duhur të situatës.
“Komunat e kanë gjendjen e ndryshme, prandaj edhe masat që po ndërmerren janë të ndryshme. Ne do t`i mbështesim komunat të cilat po përballen me këtë gjendje. Komuna e Vitisë ka punuar shumë edhe mirë në përballje me këtë situatë dhe nuk ka lejuar që rastet e prekura me virus të shtohen. Përndryshe, në rast të shtimit të numrit të të infektuarve, mund t`ju them se me shërim jemi keq, sepse kapacitetet i kemi të kufizuara. Kështu që edhe njëherë po e përsëris është më mirë ta parandalojmë sesa ta shërojmë virusin. Sidomos të kemi kujdes për të moshuarit. Shpresoj se shpejti , do të dalim nga kjo situatë”, ka thënë kryeministri në detyrë, Kurti.
Ai ka thënë se nga pakoja e re fiskale do të mirëmbahet jeta normale, kurse nga mjetet e dedikuara për komunat, mund dhe do të përfitojë edhe Komuna e Vitisë.Aziz Zuka