Gjilan, 22 dhjetor / Komuna e Gjilanit po vazhdon investimet në infrastrukturë dhe ujë të pijes edhe në fshatra. Së fundi është nënshkruar marrëveshja me organizatën Qatar Charity për bashkëfinancim të projektit të ujësjellësit në fshatin Uglar.
“Fshati Uglar së shpejti me ujë të pijes”, ka thënë kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pas nënshkrimit të marrëveshjes.
“Sot nënshkruam memorandumin e bashkëfinancimit në vlerë prej 318,000.00€ për fillimin e projektit të ujësjellësit në fshatin Uglar, bashkë me drejtorin e organizatës Qatar Charity, Esam Dabab.
Ky projekt do të sjellë përmirësimin rrënjësor të jetesës së banorëve të fshatit”, ka thënë kryetari Hyseni.
Ai ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj organizatës bamirëse për bashkëfinancimin e këtij projekti jetik dhe ka premtuar se komuna do të vazhdojë me zgjidhjen e problemit të ujit të pijes gjithandej lokaliteteve ku ka nevojë.