Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ngushllon familjen e akademik Nexhat Dacit për humbjen tragjike të birit të tyre

 Kryetari Komunës së  Vitisë Sokol Haliti, përmes një telegrami ngushëllimi, ka shprehur ngushëllimet familjes Daci, me rastin e vdekjes  tragjike  të Arian Dacit, të birit të ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

 

“ E nderuara familja Daci dhe i nderuari Akademik Nexhat Daci, me lejoni që në emër të qytetarëve të Komunës së Vitisë, të ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta juve, gjithë familjes së ngushtë por edhe gjithë miqve e kolegëve me rastin e humbjes së jetës nga fatkeqësia në Brezovicë të Arian Dacit, zëvendësministër i diasporës” , thuhet ndër tjerash në telegramin e ngushëllimit të Kryetarit Haliti. A.Zuka

You Might Also Like