Futboll

Kupa e Kosovës – Drita e Gjilani luajnë si mysafire

Dy ekipet gjilanase, Drita dhe Gjilani, nuk kanë pasur edhe aq shumë fat në tërheqjen e shortit për Digitalb Kupën e Kosovës në futboll. Të dyja, në vitin tjetër ndeshjet e veta do t’i luajnë si mysafire. Kështu Drita do të jetë mysafire e Besës në Pejë, derisa Gjilani do të jetë mysafir i Ferizajt në Ferizaj.

Besa, që duket se është dorëzuar në garën për titull, të gjitha forcat i ka drejtuar kah Kupa e Kosovës e të njëjtën gjë e ka paralajmëruar edhe Drita, e cila është përforcuar dhe trajneri i saj, Ismet Munishi, ka premtuar mbijetesën dhe kupën.

Ferizaj, që me mish e shpirt do të luftojë për mbijetesë përballë do të ketë Gjilanin, që është forcuar në mes të tabelës dhe pritet që të synojë kupën.

Këto përballje për ekipet gjilanase do të jenë të vështira, ngase do të luhet vetëm një ndeshje.

You Might Also Like