Viti

Në Viti u fol mbi parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit e dhunshëm

Organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Komunën e Vitisë, sot në SHMTP “Jonuz Zejnullahu” në Viti, është mbajtur një takim me nxënësit e kësaj shkolle por edhe të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, ku me theks të veçantë është biseduar për radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se kjo rini e mrekullueshme e Vitisë i ka thënë jo ekstremizmit dhe radikalizmit duke ju drejtuar me një mesazh pjesëmarrësve në këtë takim. “ Sa më pak punë të këtë policia aq më mirë kjo do të jetë kjo për këtë shoqërinë, komunën dhe shtetin tonë. Në komunën tonë gjithnjë e më pak punë është duke pasur policia sepse kemi zgjedhur disa probleme kryesore”, u shpreh Kryetari Haliti.

Ai tha se komuna e Vitisë po i kushton një rëndësi të veçantë rinisë së saj duke potencuar se është e vetmja komunë që 15 përqind të mjeteve të subvencioneve nga DKRS i ka ndarë për Këshillin e Veprimit Rinor Lokal në Viti. Kurse pos kryetarit Haliti dhe përfaqësuesve të QKSS-së nxënësve vitias lidhur me këtë temë u kanë folur edhe : Agim Lipovica, Komandant i Stacionit Policor në Viti, Qahil Sinani, Drejtor për Arsim, Nijazi Lutfiu, Drejtor i Shkollës “Jonuz Zejnullahu” në Viti etj. Aziz Zuka

You Might Also Like