Viti

Kuvendi i Vitisë mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

 

 

Në Viti në hollin e Qendrës shkollore të mesme teknike “Januz Zejnullahu” është mbajtur sot mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë , ku janë shqyrtuar dhe aprovuar një varg pikash të rendit të ditës. Ndonëse ishin mbajtur dy seanca të jashtëzakonshme gjatë këtyre dy muajve për shkak të pandemisë Covid 19, mbledhja e sotme ishte e rregullt, por që u mbajt konform masave të parapara nga IKSHP-ja.

Fillimisshtë si random  në pjesën e parë të punës së  Kuvendit, këshilltarët komunal nga opozita por edhe nga pozita, kanë parashtruar një sërë vrejtjesh dhe kërkesash, për të cilat kanë dhënë sqarime dhe janë përgjigjur nga nënkryetari I komunës Hasan Alia dhe drejtorët e drejtorive dhe zyrave komunale.

E ndër  pikat e parapara për këtë seancë, ishte dhënia e pasqyrave financiare të buxhetit Komunal për periudhën Janar-Mars 2020, të cilat i prezantoi drejtori i Ekonomisë dhe Financave Ibrahim Rama. Kurse këshilltarët komunal kanë miratuar propozim vendimin e draft strategjisë komunale kundër dhunës në familje për vitin 2020-2023, si dhe planin e veprimit, e në vazhdim  janë aprovuar edhe draft rregullorja për transparencë në Komunën e Vitisë, me kërkesën e MAPL-së, propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik të planit komunal i menaxhimit të mbeturinave, propozim vendimin për shpalljen në diskutim publik të rregullores për menaxhimin e mbeturinave, propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik të planit komunal i veprimit për Eficiencë të Energjisë ( PKVEE) 2019-2021.

Gjithashtu, janë miratuar plani i punës së komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuar për vitin 2020, raporti i punës për vitin 2019, si dhe plani i punës se komitetit për Arsim, Kultur, Rini dhe Sport për vitin 2020.Aziz Zuka

You Might Also Like