Sonte në orët e mbrëmjes nga presidenti i klubit, Besnik Veseli u zyrtarizua në postin e kryetrajnerit tek KV Drita, Bekim Aliu.
Karriera e Bekos trajnerit me licencë gjermane filloi në Gjermani ku ende vazhdon punen atje, mirëpo dëshira e tij ishte që këtë gjysmë sezoni ti ndihmojë klubit njëkohësisht qytetit ku edhe lindi.
Synimi i klubit tonë me këtë marrëveshje është që përvojen e tij si trajner ta transmetojë tek skuadra, ku gjithashtu gjeneratat e reja të mësojnë shumë nga trajneri në fjalë.
Falemnderim të veçantë Joni Ranch dhe Auto-Center Ebikon AG pa të cilet nuk do realizohej kjo marrvëshje.
Mirësevjen Beko! Na prift e mbara!