Sportet me dorë

KV Drita uron Vitin e Ri, prezanton sukseset

Viti 2023 vit sukseseve dhe rekordeve te KV DRITA:
🔷Thyen shikushmërinë në një ndeshje volejbolli në Kosovë
#Intelektualët
✅ 17-0 me lojë, 51-0 me sete (gjysma e dytë e vitit 2023)
💪💪Gjithmon Kampion, gjithmon të 1-rët💪💪
Sukseset e KV Drita gjatë vitit 2023:
🥇Kampion i Kosovës 2022/2023🥇
🏆Fitues i Kupës Kosovës 2023🏆
🎖️Fitues i Kupës FVK-së 2023🎖️
🇦🇱 Fitues i Kupës Pavarësia 2023 🇦🇱
🏅Kampion Vjeshtor 2022/2023🏅
KV DRITA gjatë vitit 2023 kishte shumë ndryshime në përbërjen e lojtareve.
Ndryshimet që ishin tek Drita janë:
Nga viti i kaluar titullaret që ishin dhe mbetën te ekipi Drita për të fituar prap trofe dhe për mos tu ndaluar asnjëherë janë:
1. Adelajda PRENGA – Kapitenja e 23 trofeve dhe lojtarja që jep gjithmon frymë fitoreje dhe nuk di për humbje.
2. Loresa AVDYLI – Lojtarja Korrektore nga Ferizaj dhe njëherit lojtarja ndër më mirat tani në Kosovë.
3. Venera KADRIU – Pranuesja e Kombtares e cila ishte në shtetet e bashkuara të Amerikës për studime dhe gjatë kësaj kohe mbrajti ngjyrat e Northwood University duke qene një nga lojtaret kryesore.
4. Vlora BERISHA – Ikona e Dritës në vitet 2000-2012 dhe lojtarja që gjithmon sjell suksese për ekipin e zemrës.
5. Altuna IBRAHIMI – Pasuesja që premton e cila ndihmoj ekipin gjithmon kur kishte nevojë.
6. Agnesa HAJDARI – Libero e shkathët që gjithmon është gati për ndihmë kur duhet.
Ardhjet:
1. Melek Erpin Erbuğa – Pasuesja e talentuat nga Turqia e cila erdhi ne shkurt 2023, e cila shumë shpejt zuri vend kyq në përbërhje dhe u bë shtylla kryesore e ekipit për të ndihmuar në fitoren e të gjitha trofeve në Kosovë.
2. Dhuratë Sylejmani – Lojtarja anësore e cila u bashkua me ekipin në gusht 2023. Një lojtare e njohur për ekipin tonë e cila rikthehet pas dy viteve të cilat i kaloj 2021/2022 në Superligën Hungareze dhe 2022/2023 në ekipin e Fer Volley nga Ferizaj. Dhurata u rikthye te kampioni për ta rikthyer shkëlqimin e një nga lojtaret më të mira në Kosovë
3. Valmira Ramadani – Lojtarja e qendrës ndër më të fuqishmet dhe luftaraket e cila njihet me karakter të fuqishëm dhe luftarak bashkohet me ekipin ne gusht 2023 ku rikthehet pas dy viteve të kaluara në ekipin Fer Volley.
4. Tringa Kqiku – Lojtarja talente e cila me gjatësinë dhe zgjuarësin që ka pritet në të ardhmen të dominoj pozitën e qendrës. Tringa erdhi nga Akademia drita dhe u bashkua me ekipin ne gusht 2023.
5. Tuana Jerliu – Lojtarja qendër e së ardhmes ku shumë herë befason me aftësin me të cilë tregon se ka të ardhmen e një lojtare cilësore. Tuana erdhi nga Akademia drita dhe u bashkua me ekipin ne gusht 2023.
6. Lina Rexhepi – Lojtarja talente nga Akademia Drita e cila fitoj vend në ekipin e parë në gusht 2023. Lina e cila posedon aftësi të shquara të një pranuese të së ardhmes.
7. Ceren Sülbiye Yilmaz – Qendra e re nga turqia e cila u bashkua me ekipin në dhjetor 2023 fal bashkpunimit dhe merrëveshjes që ekipi ynë e ka me ekipin nga superliga Turke PTT Spor. Ceren me gjatësin dhe cilësin që ka pritet të tregoj aftësitë e veta qysh në sezonin e dytë që na pret.
Largimet:
1. Megi BISLIMI supertalentja e cila gjatë vitit 2023 kishte një superparaqitje duke u bërë një nga lojtaret kryesire te KV Drita dhe duke pranuar shumë oferta nga Evropa! E Megi zgjedhi Eczacibasi nga Turqia ku njeherit është ekipi më i mirë në botë! Ky ishte nje histori për volejbollin Kosovar të cilën e arrin KV DRITA. Transferi i Megit ndodhi në gusht 2023.
2. Xhudjena Kruti – U largua në janar 2023
3. Selvije Bahtiri – U largua në shkurt 2023
4. Fjolla SHABANI – U largua në mars 2023
5. Renele FORDE – u largua në prill 2023
6. Erëza RUSHITI – U largua në gusht 2023
7. Vesa SHABANI -U largua në gusht 2023
8. Aquinci Strambler – U largua në gusht 2023
KV Drita gjatë vitit 2023 në Kosovë i zhvilloj gjithsejt:
34 ndeshje zyrtare ku arritën ti fitojnë
30 ndeshje dhe të humbë vetëm
4 ndeshje zyrtare.
Ne ndeshjet zyrtare të KV Drita u zhvilluan 117 sete dhe KV Drita fitoj 96 dhe humbi 21 sosh.
Ndeshjet dhe setet ishin:
Sezoni Pranveror 2022/2023 (Shkurt-Prill 2023)
Ndeshjet per Kualifikim (për pikë)
10 ndeshje – 9 fitore, 1 humbje
37 sete – 29 të fituar, 8 të humbur
PLAY-OFF-i 2021/2022 (maj 2023)
8 ndeshje – 5 fitore, 3 humbje
30 sete – 19 të fituar, 11 të humbur
Arrine të shpallet:
KAMPION I KOSOVËS 2022/2023
Kupa e Kosoves 2023 (Prill 2023)
4 ndeshje – 4 fitore, 0 humbje
14 sete – 12 të fituar, 2 të humbur
Fiton KUPËN E KOSOVËS 2023
Sezoni Vjeshtor 2022/2023
(Shtator-Nentor 2022)
10 ndeshje – 10 fitore, 0 humbje
30 sete – 30 të fituar, 0 të humbur
Vendi 1-rë në Tabelën vjeshtore 2023/2024 me 30 pikë të tubuara duke u shpallur:
KAMPION VJESHTOR 2023/2024
Kupa e FVK-së 2023 (dhjetor 2023)
2 ndeshje – 2 fitore, 0 humbje
6 sete – 6 të fituar, 0 të humbur
KV DRITA vitin 2022 dhe vitin 2023 ishte pjesë e ligës mbarkombtare, pikerishte në Ligën “Gjergj Kastrioti” ku gjatë vitit 2023 kishte:
6 ndeshje – 4 fitore, 2 humbje
19 sete – 13 të fituar 6 të humbur
Ndeshjet e zhvilluara në këtë ligë ishin:
Në Janar 2023 zhvilloj:
3 ndeshje – 1 fitore, 2 humbje
10 sete – 4 të fituara, 6 të humbur
Në dhjetor 2023 zhvilloj:
3 ndeshje – 3 fitore, 0 humbje
9 sete – 9 të fituar, 0 të humbur
DRITA jone per vitin 2023 mbajti 405 seanca stervitore duke u stervitur per afër 1000 orë për vitin 2023 ku gjatë gjithë vitin kishte 18 mungesa nga lojtaret.

You Might Also Like