KV Fer Volley nga Ferizaj është fitues i Kupës së Federatës së Volejbollit të Kosovës, ngase në finale ka mundur KV Dritën e Gjilanit me rezultat 3:1.
Ndeshja është zhvilluar në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan në praninë e një numri të konsiderueshëm të shikuesve.
Drita, që dukej e lodhur nga ndeshja maratonike që është zhvilluar mbrëmë, nuk ka arritur t’i bëjë ballë ferizajaseve, të cilat duket se kishin pushuar më shumë dhe në lojë dukeshin më të freskëta.
Gjilanaset arritën që vetëm në setin e dytë të jenë më të mira, derisa në tri setet tjera ekipi ferizajas ngadhënjeu për të fituar trofeun e parë të vlefshëm në historikun e tyre.