Futboll

Ky gjyqtar do të drejtojë kryendeshjen Gjilani – Drita

 

‘Bilbili’ për ta ndarë ndeshjen kryesore të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Gjilanit dhe Dritës i është besuar edhe njëherë gjyqtarit Dardan Çaka, raporton Gazetasheshi.com.

Për gjyqtarin vushtrrias kjo do të jetë hera e tretë që do të ndajë drejtësinë në këtë super përballje ndërmjet dy rivalëve të përbetuar.

Çaka do të jetë i shoqëruar nga asistentët Elvis Bicaj dhe Imran Kabashi, ndërkohë për herë të parë në një ndeshje të Superligës do të jetë gjyqtari perspektiv Valbon Hoxha.

Ndeshje debutuese do të ketë edhe gjyqtari Mentor Ajeti, i cili do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Arbërisë, njësoj sikurse do të debutojë edhe Lirim Jashari në duelin ndërmjet Drenicës dhe Llapit.

Sefte do t’ia bëj edhe Vigan Ibërdemaj si gjyqtar kryesor. Ai është deleguar ta ndajë drejtësinë në duelin ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës ’89.

 

You Might Also Like