Gjilan

LDK ngushëllon familjen Zuka

E nderuara  familje Zuka
Me pikëllim të thellë, e mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, babait , gjyshit, veprimtarit të çështjes kombëtare, humanistit  dhe bashkëqytetarit  tonë të nderuar Haxhi Tahir Zuka.
E sot, kur për herë të fundit ndahemi nga i ndjeri, dhe duke ditur që ndarja nga familjari është e rëndë,  ju lus që të gjeni forcë,  dhe t’i kaloni këto ditë të rënda mërzie, duke kujtuar përkushtimin e tij për familjen,   dhe momentet e mira të kaluara me të ndjerin.
Ai na dha lamtumirën, por kujtimet dhe veprat e tij, do të mbeten gjatë në kujtesën tonë
Ngushëllimet më të sinqerta  familjes, miqve dhe dashamirëve të familjes Zuka
Zoti ua lehtësoftë dhembjen!
Zoti e mëshiroftë,  e  shpirti i tij u prehtë në Parajsë.
Lutfi Haziri
kryetar i LDK – së Dega – Gjilan

You Might Also Like