SPORTI

Leo Keka bënë historinë, ngadhënjen në një garë minigolfi në Çeki

 

I riu Leo Keka, minigolfist, ka bërë historinë, duke u bërë i riu i parë kosovarë që fiton në një garë minigolfi që organizohet në Evropë.

Leo Keka ka shkëlqyer në një garë që është mbajtur në Republikën Çeke. Ai doli i pari në kategorinë e tij, duke dëshmuar se e ardhmja e tij është e ndritur në këtë sport tejet interesant.

Fitores së Leos i janë gëzuar edhe përfaqësuesit e zyrës diplomatike të Kosovës në Çeki. Kështu ambasadori i Kosovës në Çeki, Arbër Vllahiu ka pritur kampionin Leo Keka, me të cilin në këtë pritje ishin edhe prindërit e tij. Pritja është organizuar në Zyrën e Ambasadës së Kosovës në Pragë.

Me këtë fitore Leo Keka ka dëshmuar se është e ardhmja e këtij sporti, andaj këtë të ri duhet përkrahur edhe shoqëria jonë, duke investuar më shumë në sport.

Leo Keka është një sportist që po vjen, andaj mbajeni mend këtë emër, ngase ai do ta bëjë krenarë vendin e tij. Ai po ndjek rrugën e babait të tij, Agim Keka, i cili gjithashtu merret me këtë sport.

You Might Also Like