Libri

Lexues pa emër e letërnjoftim

 

Shkruan; mr. sc. Qazim Azizi

Lexues pa emër e letërnjoftim

Esse i shkurtër mbi librin “Një emër nga letërnjoftimi” të MuhaMet Halili,

Eseu është imagjinatë e lexuesit pa emër dhe letërnjoftim e jo të një kritiku shkrimesh, nuk mirret me to.!

… dhe pasi edhe paraprakisht ishim marrë vesh me autorin që essetë apo kumtesat të ishin jashtë kornizës shematike të cilat vlojnë pafundësisht në çdo aktivitet letrar.

Sepse, përshtypjet imagjinative të një para-lexuesi të  librit janë të ndryshme nga ato të autorit për librin – janë të ndryshme edhe pritjet- vice-versa.

… e se autori e njeh librin e tij, e ka konceptuar, i ka skeduar shkrimet e tij, i ka renditur mendimet. Libri, ka shkuar në shtyp, dhe pas, shkon në dorë të lexuesit, e ai, lexuesi si unë dhe mbi nëntëdhjetë e nëntë për qind të tyre tanimë kanë shtrirë imagjinatën e tyre për librin.

E lexuesi:

Sapo e merr librin së pari e shikon nga kopërtinat, i pëlqen a jo!  menjëherë i lind një dyshim imagjinativ a përshtypje.

Titulli i librit i ndërron pak mendje, e shfleton shpet i del në fund. Jep- e -merr i dalin numra e shenja të shumtë.

-pyet veten pastaj e mendohet, a thua çka do të jenë këto shenja në paslibër 821-18-32,?

– të jetë ndonjë numër i parëndësishëm!?

-akoma s ka filluar leximin, shfleton nga fundi përpara, shikon përmbajtjen, sheh titujt dhe faqet e librit.

Mund ta lëshojë librin anash, të pushojë ai dhe libri – dhe mendohet!

Tani fillon imagjianta e tij për librin (pa e lexuar akoma)

-Titulli

-Kopërtina

-Numri i faqeve  –

 -CIP e ndonjë gjë interesasnte

Edhe unë e kam bërë këtë, i kam premtu Metit që të bëjë një përshkrim të tillë për  librin e tij “Një emër nga letërnjoftimi- tregime” duke lozur me fjalë, nëpër tituj, shenja e numra dhe me vet emrin e autorit, po si një lexues imagjinar, pa e lexuar librin akoma, por duke e njohur autorin.

  • meqë si lexues, i hyra librit nga fundi, më pëlqeu çmimi e thashë me vete, ky libër duhet të blihet!

duke u përpjekur ta merr veten me të mirë, ika krejt nga mendimi imagjinar, në një  botë sureale, asnjë mendim real.

as për librin

as autorin – asgjë!

ky pra:

…Met Halili dhe libri  me nr. pr. 821-18-22

Nga 131 shënime të nxjera në publik vetëm për 5 euro, shihet si krye-Personazhi i librit.

Ai, personazhi është vizitor i shpeshtë më shumë se 122 herë i lagjes së “Shtëpive Bojëkafe” ku gjithëherë aty takon të dashurën e tij Ela -39 që mund të jenë edhe vitet e saj.

deri më tani përshtypjet janë të mira, lexuesi buzëqesh vet me vete.

thellohet akoma në imagjinatë!

… i maskuar “si hajn”! …vizitat në shtëpinë e njohur i ka me kalendar të caktuar 03, 4, 5 a 6, etj afro dhjetë herë në muaj.

njërën nga këto ditët e përshtatshme me shi, i kamufluar siç  ishte ashtu me maskë, rastësisht u kap nga “organet”  dhe u dërgua në mbajtje.

Si për inat ju caktua për mbrojtës avokati –119, që ju se njihni, dukej se do të humbte edhe këtë rast gjyqësor, sikur edhe të gjitha rastet tjera, edhe më të lehtit të mundshëm e edhe këtë të personazhit-të rrëfimtarit në fjalë.

Autori, me një të qeshur cinike, kokëulur, e ngadalë nën dhëmbë! -E pranoj tha ai para gjyqit -se jam vizitor…

–“kur  hy aty më duket vetja shqiponjë krenare  a kur dal nga ajo shtëpi, sikur sorrë e lagur”.

e pyeta …Po të kthesh prapa edhe njëherë, si do ta qoje jetën, si do t ja bëje me jetën tënde?

Më tha

Do të doja të kisha një emër tjetër, po e sheh këta Liderët tanë as emrin s’ na lënë ta zgjedhim. Ata kanë të drejtë gjithëherë…e mua në birucë pse kam të dashur.

Bro, i thash, ishte kjo një shprehje që e përdornim për t u dukur anglezë- këta munden, ti e unë jo!

Prehja imagjinative e leximtarit ndërroi në moment, ndërroi edhe emrin e të dashurës së auto-personazhit të librit Era – Ela-  Eraaa –Elaaaa, yhyyyy edhe ky, pse emra kaq të njëjtë.

dikush e preku në krah, zgjohu i tha, ai brofi e pa veten që ishte në gati Ëndërr sorre si vet titulli i tregimit apo në fluturim-in imagjinar i shqiponjës.

_çlirohu nga kjo barrë e ëndrrës – shkruaj atë çka është reale për librin i tha vetes!?

Jo tha ai, unë e kreva, ky është mendimi i parë për librin posa ta marr në dorë, njëherë tjetër do të flas për botën reale të librit dhe autorit si për:

-emrat historik

-heronjët dhe trimëritë e tyre

-kalendarët e festave të lirisë.

Dhe përnjëherësh  i iku buzëqeshja, fytyra i mori një ngjyrë serioziteti e tha:

-Shkrimtarët e rrëfimtarët të shkruajnë çka të dojnë e si të dojnë…

– E lexuesëve  le tu ikë imagjinata e tyre deri në pafundësi!

 

Met mik, sot ne këtu poshtë në këtë sallë po flasim për librin tënd, e libri yt lartë në dorë të ndonjë lexuesi ka bërë që imagjinata e tij të lulëzojë tmerrësisht.

dhe i thot vetes, duhet të lexosh edhe libra tjerë!!!

Ju faleminderit! Urime Muhamet..

 

You Might Also Like