Shtatë Lidhjet Rajonale të Futbollit pas komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet veti kanë marrë vendim që të dalin në përkrahje të hapur ndaj presidentit Agim Ademi, i cili po sulmohet padrejtësisht me trillime të llojllojshme nga portale dhe njerëz që kanë për synim ta destabilizojnë futbollin e Kosovës dhe ta kapin njërin prej institucioneve më kredibile dhe që po na bën krenar me sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare.
Lidhjet Rajonale të Futbollit rikonfirmojmë edhe njëherë tjetër mbështetjen e fuqishme për presidentin Agim Ademi dhe do t’i qëndrojnë afër deri në përfundim të betejës së tij për ta zbardhur drejtësinë.
Prandaj, si LRF i japim përkrahjen e pa rezervë presidentit Agim Ademi dhe së bashku do të vazhdojmë punën në realizimin e objektivave të FFK-së.
Malazog Hoxha, kryetar i LRF Gjilan