Libri

LIRI E HAMAMIT ËSHTË KJO

Avdush Canaj

Përtej Ibrit shetisin klyshët e kasapëve!
Sa herë dal atje, te varri i babës,
më gjuajnë me thikat e përgjakura,
e ti thua: Kemi liri!
Liri e hamamit të Hyrës është kjo!

Debëlldehu të ka mbetur pa një krah!
Në Karaçevë zbresin ujqit me mjekrra
sa herë të duan.
E ti hesht! Ul kokën!

A e sheh, do të levizin gurët
edhe në Çakorr e Kullë!
E ti thua: Mos u mërzit!

Kush të mërzitët?!
Ata që i kanë mbushur xhepat?!
Ata që bëjnë tregti më gjaktun tim?!

Ptu!
Më mirë të isha atje, ku janë shokët
e mi dëshmorë
e të mos më pëlcas zemra përditë!
Ptu!

You Might Also Like