Edhe një talent i ri shqiptar, këto ditë i është bashkuar botës së muzikës, ku edhe tashmë është duke bërë emër dhe njohësit e kësaj lëmie muzikore i japin një perspektiv dhe në karrierë shumë të bujshme këtij talenti.
Fjala është për këngëtarin e ri dhe të talentuar Liroh, i lindur dhe i rritur në Zvicërr e që ditë më parë ka lansuar Video-klipin e ti me titull: ”Unë u deha”. Vidoklipi është mirëpritur dhe tashme ai po dëgjohet nga shumë të rinj e të reja.
Liroh është me prejardhje nga lokaliteti më i madh i Anamoravës- Pozharani i lindur dhe i edukuar në Zvicër. Ai tani ka filluar karrierën e ti në muzikë edhe pse në moshë shumë të re ende nuk i ka mbushur 20 vjet.
Liroh për vete thotë se: “Ka vërejtur talentin që ka për muzikë dhe zërin e tij por edhe është cytur edhe nga shokët dhe shoqet që t’i qaset botës muzikore dhe është i bindur se edhe suksesi nuk do të mungoj” .
Pasi që kamë zërin si dhuratë nga Zoti, kam filluar me video klipin e parë me përkrahjen e familjes, ndërsa puna ime nuk ka të ndalë, pasi që së shpejti do ju ofroj edhe këngën tjetër me Videoklipin e ri që pritet ta plasojë në Youtube. Përndryshe njohësit e muzikës kanë vlerësuar lartë zërin dhe talentin e tij, duke e vlerësuar zërin e tij si një mrekulli të rrallë që një i ri të ketë një zë të lindur për këndim Live.
Ndryshe Pozharani prej nga është familja e tij, e veqmas familja e tij janë të njohur si lokalitet ku kanë dalë shumë këngëtarë dhe këngëtare.
Gazeta jonë i Uron Liroh-ut suksese ne karrierë dhe shëndet që sa më gjatë ti jetoj dhe punojë duke vazhduar karrierën e tij muzikore ku është përcaktuar.
Aziz Zuka