Futboll

Lojtari që shpëtoi Ferizajn

Lojtari që shpëtoi Ferizajn

Portieri i Ferizajt Leotrim Rexhepi ishte lojtari më i dalluar në ndeshjen Drita – Ferizaj dhe më meritori që ekipi i tij shpëtoi pa pësuar gol. Ai priti gjithëçka që mund të pritet në lojën e futbollit, ndali edhe penaltinë dhe ishte i pagabueshëm në çdo veprim të tijin. “Sot ishte dita e ime”, ka theksuar shkurt portieri Leotrim Rexhepi, derisa edhe trajneri i tij Arsim Abazi ka thënë fjalë miradie, duke theksuar se ai është një ndër portierët më të mirë në Kosovë. Ndeshja Drita – Ferizaj u mbyll me rezultat të barabartë 0:0.

You Might Also Like