Gjilan, 22 korrik 2020 – Me rastin e rikthimit në krye të Komunës Bujanocit, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram urimi kryetarit Nagip Arifi. Në telegram, thuhet:
“I dashur mik, Nagip Arifi,
Më lejoni t’ju uroj nga zemra për rikthimin në Zyrën e Kryetarit të Bujanocit.
Kjo erdhi si rezultat i koalicionit të unitetit me partitë politike në Bujanoc dhe me këtë keni dhënë shembullin e mirë të bashkëpunimit e unifikimit.
Duke ju uruar për rizgjedhjen, shpresoj që të bashkëpunojmë në mënyrën më të mirë, në interes të shqiptarëve të Bujanocit dhe Kosovës Lindore.
Urimet më të përzemërta. Sukese!”, thuhet në këtë telegram.