Futboll

Marko Martinaga është përforcimi ri i Gjilanit

Sport Club Gjilani komunikon me kënaqësi transferimin e futbollistit Marko Martinaga.

Nga marrëveshja e arritur palët kanë hedhur nënshkrimet për bashkëpunim deri në verën e vitit 2026.

Martinaga luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, derisa vjen pas një aventure te skuadra Podbeskidzie Bielsko-Biala nga Polonia.

26 vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e disa klubeve në Kroaci si Slaven Belupo, NK Varazdin dhe Koprivnica. Ndërkohë, karrierë ka bërë edhe në ligën sllovene te FC Koper dhe NK Dekani.

Marko ka zgjatur duart me drejtorin sportiv Ertan Demiri, i cili njëherit i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në objektivat që janë vënë para nga drejtuesit.

You Might Also Like