Viti

MBETURINAT ENDE SHQETËSUESE PËR QYTETARËT VITIAS

Edhe pse motoja është ende aktuale që ta pastrojmë Kosovën,në fshatrat e Komunës së Vitisë, ende janë prezente deponit ilegale të mbeturinave.
Një nga fshatrat më të ndotur të Komunës së Vitisë,nga deponit e mbeturinave del të jet fshati Beguncë.
Fotot e bëra nga qytetarët tregojnë pamjen dhe vrazhdësinë e kësaj pjese, se si janë hedhur mbeturinat nga do e kudo,dhe se janë formuar edhe deponit ilegale, mbi fshatin Beguncë.
Është thënje popullore,ka shumë njerzë që e pastrojnë oborrin,por në shtëpi nuk hyet mbrenda nga pa pastërtia,dhe thënja t’jeter janë disa të tillë që dalin jasht oborrit ta pastrojnë rrugën,a në oborr bërllogu me bollëk,lusim zyrtarët Komunal ti lën fotot sa për reklamim,por të punohet ashtu siqë duhet punuar,thuhet nga disa banorë të fshatit Beguncë.
Pasi kontaktuam dhe u informuam nga banorët,EVSB,vizitoj vendë ndodhjen e kësaj deponie hedhurinash,dhe nga afër vërtetoj se identifikimi ishte i saktë.
Vërtet ishte për të ardhur keq,një vendë të tillë ,një natyr aq të bukur me lisa të gjallë,në vendë se të shëndrrohet në një parkë nga parqet e rralla,sepse e imponon pozita e mirë e asaj lartësie.
Deponit e formuara me mbeturina gjindeshin 200-300,metra mbi fshatin Beguncë.

Koordinatori i EVSB-së, Imri Emërllahu.

You Might Also Like