Futboll

Drita shënon fitoren e katërt rresht

Kur Muharrem Jashari ka shënuar në minutën e 100 të ndeshjes, Drita ka marrë frymë më lirshëm dhe ka siguruar fitore në udhëtim ndaj Malishevës me rezultat 3:1.

Drita e ka nisur shumë mirë ndeshjen ndaj Malishevës, duke shënuar dy herë që në pjesën e parë të ndeshjes edhe atë krejt në fund të saj. Kështu pas një harkimi të Baftiut nga e majta, Kryeziu i Malishevës, me kokë ia ndërroi topin devijimin dhe e futi në portë të vet për rezultatin 0:1. Vetëm katër minuta më pas mbrojtësi Krasniqi, pasi ka pranuar me gjoks një harkim të Baftiut me urti e ka futur në rrjetë për 0:2.

Malisheva më mirë e ka nisur pjëslojën e dytë dhe ia ka dalë që të ngushtojë rezultatin nëpërmjet Niavedit, që ka shënuar në minutën 58, por në minutën 70 Malisheva mbeti me një lojtar më pak në fushë pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Almir Ajzerajt, D. Kryeziu u ndëshkua me të kuq. Dhe kur Malisheva po bënte përpjekje për të shënuar, krejt në fund Muharrem Jashari ia ka dalë që të shënojë me urti për 3:1./kryelajmi.com/.

You Might Also Like