Sportet me dorë

Me emërtim të ri RC Cola Drita mëton kthimin në elitën e basketbollit kosovar

 

Basketbolli po kthehet fuqishëm në Gjilan, aty ku dikur ishte sporti numër një dhe kur e ngushtë ishte Palestra e Sporteve për t’i zënë shikuesit. Lajmet që vijnë nga klubi bëjnë me dije se zhvillime të bujshme po ndodhin në klub, si në aspektin organizativ, në shtimin e fondit të lojtarëve, por edhe në mbështetjen financiare për klubin

Basketbolli gjilanas pritet që shumë të kthehet fuqishëm në majat e këtij sporti të popullarizuar tek ne. Një kompani gjigante ka marrë në mbështetje  Klubin e Basketbollit Drita dhe në të ardhmen ky ekip do të quhet RC Cola Drita.

Siç ka theksuar Arben Bislimi, kryetar i RC Cola Drita, Korporata “Fluidi” i ka dalë në ndihmë Klubit të Basketbollit Drita nga Gjilani, ndihmë kjo që ka ardhur në kohën më të vështirë, kohë kur bota po përballet me pandeminë covid19.

“Tashti, në këtë afat kalimtar, klubi i ynë ka bërë tri angazhime të reja, përforcime shumë të qëlluara dhe jemi mobilizuar brenda klubit, me synime shumë të qarta e që është rikthimi në Superligën e Kosovës në Basketboll”, ka thënë Arben Bislimi, dikur basketbollist i shquar e tashti, kryetar i klubit.

Bislimi ka thënë se janë duke u përpjekur që së shpejti të angazhojnë edhe një basketbollist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai thekson se duke parë gatishmërinë për mbështetje dhe përkrahje nga Kompania “Fluidi” kanë vendosur që tash e tutje klubi të emërohet RC Cola Drita dhe se do të përpiqen që në të ardhmen të vazhdojnë bashkëpunimin reciprok, duke shfrytëzuar edhe ligjin për sponsorizim.kryelajmi.com

 

You Might Also Like