Nën udhëheqjen e kryetarit të Shabit Zgjedhor, Arben Mehmeti, është mbajtur sot takimi me kryetarët e 42 nënshtabeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, për të parë mbarëvajtjen e procesit të mobilizimit për zgjedhjet e 6 tetorit.
Gjatë këtij takimi, kryetarët e nënshtabeve të LDK’së kanë rikonfirmuar punën, angazhimin, unitetin dhe entuaziamin e madh në mbilizim, në mbështetje për kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmani dhe kanidatëve për deputet nga kjo komunë.
Kryetari i Shtabit Zgjedhor, Arben Mehmeti, pasi i ka falënderuar kryetarët e nënshtabeve për punën e madhe, ka thënë se mobilizimi i LDK së Gjilanit në mbështetje të Vjosa Osmanit dhe ekipit të madh në krye me kryetarin e Shtabit në nivel qendro, Lutfi Haziri, është shembull për tërë Kosovën.
Përndryshe, Forumi i Gruas së LDK’së në Gjilan hap zyrën e re në qendër të qytetit (19:00), sikurse që i hapin zyrat edhe nënshtabet, Dardania I (19:00) dhe Dardania II (20:00).