Viti

Ministrja Vlora  Dumoshi, priti në takim kryetarin e Vitisë Sokol Haliti

 

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori i DKRS-së në Viti, Milot Lala janë pritur sot në takim nga Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi dhe zëvendësi i saj, Engelbert Zefa.

 

Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar për projektet të përbashkëta në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që janë duke u realizuar në Viti. Gjithashtu u bë me dije se ata kanë biseduar edhe për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të Ministrisë dhe Komunës në projektet e tjera gjatë vitit 2021, konkretisht përfshirjes së tyre në planifikim të buxhetit për vitin në vijim.

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, potencoi se komuna e Vitisë, ka talente të shumtë në fushat e ndryshme në veçanti edhe në disiplinat sportive duke potencuar nevojën e krijimit të sa më shumë hapësirave për zhvillimin e aktiviteteve.

 

Ai falënderoj këtë ministri për bashkëpunimin me komunën e Vitisë dhe potencoi se ky bashkëpunim i mirë duhet të vazhdoj edhe në vitin në vijmë pasi që është në interes të kulturës, rinisë dhe sportit.

 

Edhe Ministrja Dumoshi potencoi se kjo ministri do të shikoj të gjitha mundësitë që të përkrahë komunën e Vitisë me projekte konkrete.Njofton Zyra për Informim e Komunës së Vitisë.Aziz Zuka

You Might Also Like