Por, cila është karriera e saj profesionale?
Fatbardha që në moshë relativisht të re të ketë krijuar profilin e saj të konsoliduar prej një politikaneje të angazhuar. Rrugëtimi i saj politik fillon që kur ajo udhëhoqi me shumë sukses Forumin Rinor në degën e LDK-së në Viti.
Fatbardha Emini ka kryer studimet themelore dhe studimet e nivelit master në Fakultetin Juridik të Universitetit ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë. Ka qenë bursiste e Fondacionit KAS të CDU’së. Për disa vite ka qenë sekretare dhe ligjëruese në Kolegjin ‘Gjilani’ në Gjilan.
Nga viti 2012 e tutje Fatbardha është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm e LDK-së. Gjatë viteve 2010-2013 ishte asambleiste në Kuvendin e Vitisë. Nga 2015-2018 ishte Drejtoreshë e Kadastrit,Pronës dhe Gjeodezisë në Viti, kurse nga marsi i 2018-es dhe aktualisht është drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit në Viti.
Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës ,të cilat u mbajtën me 6 tetor, ka arritur të merr rreth 6,000. Aziz Zuka