“Natyrisht se nuk jam i kënaqur me këto rezultate, jo unë por askush tjetër në klub, pasi kemi mundur të bëjmë shumë më tepër. Lëndimet e lojtarëve kryesorë na kanë qitur nga binarët, derisa po mundohemi të harrnohemi nga ndeshja në ndeshje. Kemi biseduar me drejtuesit e klubit dhe do të fillojmë përforcimet që në janar”, potencoi Morina për Super Sport Kosovën.
Morina foli edhe për ndeshjen e radhës derbi ndaj Dritës.
“Ndeshje si çdo ndeshje tjetër. Neve nuk na brengosin kundërshtarët, por mungesat e shumta që kemi”, tha Morina.