Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë sot në moshën 73-vjeçare, Sali Hasani, ish-zyrtar komunal në Gjilan.
Sali Hasani ka qenë arsimtar i gjuhës shqipe, drejtor i shkollës në Shurdhan dhe po ashtu i Kooperativës bujqësore në këtë fshat.
Pas lufte, deri në pensionim, ka punuar zyrtar në Kuvendin e Komunës së Gjilanit.
Ai është marrë edhe me aktivitete politike, kulturore e humanitare për prej fillimit të pluralizmit në Kosovë.
Sali Hasani la pas vete dy vajza.
Varrimi bëhet nesër, më 12.12.2023 në vendlindjem e tij, fshati Pidiq, në ora 14:00, me ikindi
Të pamet fillojnë me 13.12.2023 dhe mbahen në shtëpinë e të ndjerit, në Gjilan, ku Salihu ka jetuar me familje që nga paslufta./Mediafokus.info