Loja shtesë e ballafaqimit ndërmjet Besës dhe Dritës, e vlefshme për Kupën e Kosovës në Futboll, ka qenë e pafat për ekipin mysafirë. Gjilanasit ndeshjen e kanë përfunduar me dy lojtarë më pak në fushë, pas lëndimit të Halitit e më pas edhe të Nexhepit.
Pas barazimit 1:1, në lojën shtesë, sërish vendasit kanë shënuar nga ndërprerja, kur Turku në brendi u shkëput me kokë dhe ngriti epërsinë e vendasve në 2:1. E tërë kjo ndodhi në minutën e 98, kurse Drita e pafuqishme dhe me dy mungesa në fushë ka mundur të pësojë edhe disa herë. Në minutën 99, Qorraj i vetmuar gjuajti jashtë, në atë 101, jashtë gjuajti edhe Kasapi, kurse në minutën 115, i njëjti lojtar më në fund ia doli të shënojë pas disa tentimeve të futbollistëve vendas dhe vulosi rezultatin Besa – Drita 3:1.