Gjilan

Në Gjykatën e Gjilanit seancat do të mbahen pa praninë e publikut

Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, datë 05.04.2021 për masat e reja kundër virusit Covid 19 dhe kërkesës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për të ndërmarr hapat për funksionimin e Gjykatës, ju njoftojmë që janë ndërmarr këto hapa:

• Seancat gjyqësore do të mbahen sipas planit të paracaktuar pa prezencën e publikut,

• Pezullohet aktiviteti i praktikantëve vullnetarë në gjykatë,

• Të respektohen në mënyrë strikte masat mbrojtëse, bartja e maskave në mënyrën e duhur dhe distanca fizike nga stafi i gjykatës dhe palët,

Masat do të jenë në fuqi deri më datën 18.04.2021.

You Might Also Like