Gjilan

Nga e premtja Gjilani me kufizim të lëvizjes nga ora 19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj ka prezantuar masat e reja antiovid-19, duke e cilësuar gjendjen alarmante në vend, shkruan IndeksOnline.
“Kemi marrë dy veprime për 7 komuna me rrezikshmëri të lartë të infeksionit, të lejohet akvitiviteti ekonomik deri në orën 19:00 sipas manulit të shëndetësisë.
Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve në këto komuna.
E dyta, ndalohen hyrje-daljet në këto komuna nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit”, tha ai.
Në “Zonë të kuqe”, janë këto komuna: Podujeva, Prishtina,Obliqi, Fushë-Kosova, Shtimja, Gjilani, Gjakova.

You Might Also Like