Viti

Në Viti, shënohen ”Ditët e Kulturës Amerikane”

 

 

 

 

Në Viti sot nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport dhe në bashkëpunim me KFOR-in amerikan,  po mbahet manifestimi  “Dita e kulturës amerikane”.

Një varg aktivitetesh kulturore janë paraparë të mbahet gjatë ditës së sotme, ndërkohë që ky manifestim ka nisur me ngritjen e flamurit amerikan nga ekipa ndërlidhëse e KFOR-it në Viti, ndërkaq së bashku, udhëheqësit komunal, komandanti i policisë në Viti dhe përfaqësuesi i KFOR-it, kanë vendosur lule tek busti i diplomatit të njohur Richard Hoolbrok.

 

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në fjalën e rastit për nderë të “Ditës së Kulturës amerikane”. Është shprehur se kjo ngjarje kulturore, sivjet po mbahet në kushte pandemie dhe me kufizim të pjesëmarrjes, ngase masiviteti qytetar i Vitisë, do të ishte dukshëm më i madh.

 

“Populli amerikan, duhet të respektohet e çmohet për gjithë kontributin në sendërtimin e shtetit të Kosovës. Edhe qëllimi i organizimit të ngjarjeve të tilla si kjo sot, synon të dëshmoj tek brezat e rinj se ku ishim dhe ku jemi tani, fal mbështetjes amerikane. Prandaj, nga këtu, i dërgojmë përshëndetjet më të përzemërta ambasadës amerikane, komandës së KFOR-it amerikan në Bonsteel, Qeverisë dhe popullit amerikan, në emër të Institucioneve komunale dhe qytetarëve të Vitisë, për gjithë atë që bënë për ne. Po ashtu, vlerësojmë lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen e organizatave si USAID-i dhe shoqatat e mekanizmat tjerë, të cilave u jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme në realizim të projekteve që kanë për qëllim, mirëqenien qytetare në komunën e Vitisë”, u shpreh kryetari Haliti.

 

 

Kurse përfaqësuesi i Ekipes ndërlidhëse të KFOR-it amerikan për Viti, toger Milan, shprehi falënderime për udhëheqjen komunale e poashtu edhe për qytetarët e kësaj komune, për ngrohtësinë dhe mikpritjen që i’u bëhet ushtarëve të KFOR-it. Ndonëse jemi në përfundim të mandatit tonë si ekip, përvoja që kemi pasur në Kosovë, do të mbetet në kujtesën tonë më të mirë për gjithë jetën”, u shpreh ai.

 

“ Dita e kulturës amerikane”, ka vazhduar me një ekspozitë të fotografive ku pasqyrohen ngjarjet më të rëndësishme në aktivitetet të përbashkëta të Institucioneve komunale me KFOR-in, organizatat por edhe personalitete të ndryshme amerikane.

 

Tutje është mbajtur një orë e pikturës së fëmijëve , për të vazhduar pasdite me shfaqjen e një filmi dokumentar, muzikë ritmike në sallën e koncerteve, muzikë argëtuese, si dhe me ndezjen e fishekzjarrëve prej orës 17:00, kur edhe do të përmbyllen aktivitetet për nderë të kësaj dite. Aziz Zuka

You Might Also Like