Viti

Në Viti u mbajt debati publik lidhur me Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2022-2026

Në Viti u mbajt debati publik lidhur me Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2022-2026

Sot në Viti, është mbajtur debati publik me qytetar, lidhur me propozim Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2022-2026. Me këtë rast ky dokument është prezantuar para të pranishmeve nga përgjegjësi i Zyrës së Zhvillimit Ekonomik në Viti, z. Nexhat Arapi. Ai ka folur për rëndësinë e këtij dokumenti dhe mundësitë e mira që ka Vitia për zhvillim ekonomik në fushat e ndryshme.

Ai bëri me dije se ky dokument, ka qenë në shqyrtim publik për një muaj sipas vendimit të Kuvendit Komunal, ku qytetarët dhe grupet e interesit kanë pasur mundësitë të japin komentet e tyre që ajo të plotësohet edhe më shumë. Këto komente qytetarët kanë mund ti dërgojnë me shkrim në formë fizike apo edhe përmes emalit.

Pjesëmarrësit në këtë debat, parashtruan pyetjet e tyre, por edhe kërkuan sqarime më të hollësishme, si dhe gjithëpërfshirje në fusha të ndryshme, të cilat i cilësonin se nuk janë përfshirë në këtë propozim.

Përndryshe ky dokument pritet të shkoj për shqyrtim në Kuvendin Komunal të Vitisë në njëren nga seancat e ardhshme.Aziz Zuka

You Might Also Like