Futboll

Nga Gjilani largohen edhe dy mbrojtësit anësorë Hoxha e Islami

Nidderkuer spillt gläich géint KF Gjiliani aus dem Kosovo

Mbrojtësi i krahut të majtë, Yll Hoxha dhe ai i krahut të djathtë, Përparim Islami, janë futbollistët e radhës që e kanë zyrtarizuar largimin nga skuadra e Gjilanit.

Hoxha e Islami nëpërmjet postimeve në Facebook të mërkurën, kanë thënë se i ka dhënë fund aventurës me Gjilanim.

Hoxha ka thënë se dy vitet e tij te Gjilani ishin plot mund, durim dhe sakrifica, ndërsa falëndëroi të gjithë ata që e përkrahën, sidomos tifo-grupin “Skifterat”.

 

Hoxha ka thënë se për të ardhmen e tij do të njoftojë së shpejti, ndërsa me Gjilanin ka regjistruar rreth 80 paraqitje në të gjitha garat. 

 

Postim të ngjashëm pati edhe Islami. 

Situata është e paqartë te Gjilanit javët e fundit, pasi numri i futbollistëve të larguar po rritet nga dita në ditë për shkak të paqartësive. Klubi ende nuk i ka filluar stërvitjet dhe nuk ka asgjë të sigurt për të ardhmen e tij.

Gjilani këtë edicion u paraqit në rundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku u eliminua. Ndërsa, edicionin e shkuar luajti në finalen e Kupës së Kosovës.

You Might Also Like