Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani, ka sjellë dy përforcime në radhët e saja. Që të dy lojtaret e reja vijnë tje oqeanit dhe bashkë me to lubi gjilanas do të synoj që të mbroj të gjitha titujt që i ka fituar në kampionatin e kaluar.
Përforcimi i parë është lojtarja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Capri Richardson, derisa përforcimi i dytë është lojtarja nga Brazili, Melissa Ortega.
Capri Richardson në SHBA ka luajtur në kolegjin Montana, kurse karrerën e saj në vitin e fundit e ka vazduar në Superligën e Austrisë.
Lojtarja tjetër, përforcim i Dritës, Melissa Ortega, është e njohur për publikun kosovar, ngase ajo më herët kishte luajtur në Kosovë.
Drita i ka angazhuar këto dy lojtare pas largimit të motrave Prenga, që vitin e kaluar kishin bartur barrën kryesore. Ish- lojtarja e Dritës, Arjola Prenga, karrierën e saj do ta vazhdoj në Shqipëri, motra e saj Amarilda sivjet do të pushojë nga loja aktive, derisa Adelajda Prenga, tashti ka zgjedhur Kosovën shtet për të cilin do të luaj dhe ajo do të vazhdojë të mbetet te Drita e Gjilanit.