Viti

Njoftim publik lidhur me ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve

 

Komuna e Vitisë, përmes një njoftimi publik, njofton të gjithë qytetarët se për shkak të gjendjes së krijuar rreth koronavirusit dhe shpalljes së Emergjencës për Shëndetin Publik, shumë shërbime janë duke punuar me staf të reduktuar në mesin e tyre edhe Gjendja Civile.

Prandaj kërkojmë nga qytetarët e komunës së Vitisë, të cilët kanë nevojë të pajisën me dokumente dhe të cilët dëshirojnë të ju shmangen kontakteve me zyrtarët komunal në Gjendjen Civile në Viti, se me disa dokumente mund të pajisjen edhe në E-Kioskun e vendosur në qendër të Pozheranit e cila është në funksion 7 ditë të javës dhe 24 orë për marrjen e këtyre dokumenteve:

Ø Certifikatë e Lindjes
Ø Ekstrakti i lindjes
Ø Certifikatë e Shtetësisë
Ø Certifikatë Vendbanimi
Ø Certifikatë Martesa
Ø Vërtetimi i tatimit në pronë
Ø Fletat poseduese

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Zyra për Informim Publik dhe Drejtoria e Për Administratë të Përgjithshme.Aziz Zuka

You Might Also Like