Isha komandanti i njësiteve të UÇK-së Hafir Hoxha, ka njoftuar publikisht se largohet nga LDK-ja .Ai këtë vendim të tij e ka bërë publik në statusin e tij sot, ku ndër të tjera shkruan:
Unë Hafir Hoxha sot më 30. Mars 2020 njoftoj publikisht LDK-në, familjarët dhe miqtë e mi se nga sot nuk jam anëtarë i subjektit politik të LDK-së. Në LDK jam kyçur më 23 gusht 2019 .
Ky subjekt politik funksionon me sistem piramidal të subordinimit , ngjashëm me atë ushtarak nga i cili moti jam larguar . Duke e vërejt se këtu nuk pranohen njohuritë dhe eksperienca personale dhe ajo specifike profesionale të gatshme nga individët e ardhur në parti por vetëm nga struktura , shkolla partiake e krijuar nga individët shumë vite të kaluara aty që nga forumi rinor .
Duke i vërejt luhatjet politikë në këtë parti , relacionet mes liderëve politik të subjektit unë nuk e shoh vetën aspak të nevojshëm e as interesimin e strukturës udhëheqëse të LDK-së për ekspert të profileve specifike për lëmi të caktuara shum të nevojshme për politiken në vend . Tani detyrohem të largohem nga ky subjekt politik duke u dëshiruar shëndet dhe punë të mbarë në konceptin e tyre partiak dhe në shkollën politike të gradualitetit nga pioniri e deri tek detyrat më me përgjegjësi . Me respekt për të gjithë.