“Feronikeli ka futbollistë shumë cilësorë, të cilët janë një kohë të gjatë së bashku. Pavarësisht kësaj, pas pjesës së parë ne u morëm vesh të luajmë futboll të bukur, pa menduar se kjo mund të na kushtojë me rezultat. Është e qartë se jemi përmirësuar, por duhet të jemi më dominues në lojë”, ka thënë Pajaziti për Super Sport Kosova.
Ai ka theksuar se rezultatet e skuadrës së tij kanë mundur të jenë më të mira.
“Ne kemi marrë pikë në përballjet me skuadra shumë të forta, ndërsa kemi humbur pikë në ndeshjet me skuadra më modeste. Mendoj se është koha të shohim Gjilanin më stabil, sepse kemi futbollistë shumë cilësorë si individë, por që sivjet kanë ardhur nga vende të ndryshme dhe që kanë nevojë për pak më tepër kohë për t’u përshtatur në lojë”, tha Pajaziti.