Futboll

Ramadani: Ishim të lodhur e kishim mungesa

Pas ndeshjes ndaj Ferizajt, trajneri Zekirija Ramadani ka thënë se kjo humbje ishte si shkak i lodhjes nga ndeshja me Llapin në kupë.

“Nisëm ndeshjen mirë. E kemi përgatitur ndeshjen në mënyrën më të mirë. Por nuk arritëm të shënojmë. Kishim dy raste që nuk i konkretizuam. E dinim që nga goditjet standarde Ferizaj është i rrezikshëm dhe kështu doli në rastin e parë. Por edhe pas golit të parë ekipi nuk doli jashtë binarëve. U munduam të rrezikojmë, por nuk arritëm dot. Sot paguam faturën e ndeshjes për Kupë kundër Llapit. U munduam të pushojmë disa futbollistë pasi ishte ngarkesa e madhe ndaj Llapit”.

“Kartoni i kuq i Cales i dha vulë. Nëse ishte i qëllimshëm natyrisht do të ndëshkohet pasi nuk mund ta lë ekipn ashtu”, ka thënë Ramadani.

You Might Also Like