Futboll

Esosa Irogue Priestley i Dritës huazohet te Vushtrria

FC Vushtrria ka arritur një marrëveshje mjaft të rëndësishme në fund të afatit kalimtar. 

Vushtrriasit kanë huazuar futbollistin e Dritës, Esosa Irogue Priestley, shkruan Gazeta Olle.

Priestley është një mesfushor kualitativ, por për shkak të konkurrencës së madhe te Drita, nuk ka arritur të fitojë minutazh.

Megjithatë, ai pritet të jetë një prurje e rëndësishme te FC Vushtrria, në luftë për rikthim në elitën e futbollit kosovar.

Njoftimi i plotë nga FC Drita. 

FC Vushtrria huazon lojtarin e FC Drita, Esosa Irogue Priestley

Priestley, 26 vjeçar që luan në pozitën e mesfushorit është pjesë e rëndësishme e projektit të klubit dhe është vlerësuar nga klubi ynë.

You Might Also Like