Gjilan

Paria e Vetëvendosjes dhe kandidatët nga Gjilani takojnë të rinjët dhe gratë

Zhvillimi ekonomik, prodhimi vendor dhe punësimi janë prioritete tona në qeverisjen e ardhshme,  të cilën padyshim se  do ta udhëheqë Lëvizja   Vetevdendojse!, kështu ëhstë shprehur të enjten pasdite, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Ai po ashtu ka bërë të dtiur se shumë shpejt progrmi qeverisës i Vetëvendosjes do të bëhet publik dhe është tepër i kapshëm dhe praktik, sepse secila fushë përktëse e këtij progrmai do ta prek direkt qytetarin. Ymeri bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani  këto komente i ka bërë gjatë  një takim me të rinjët dhe  gratë e Gjilanit, në kuadër të takimeve të shumta që Lëvizja Vetëvendosje po i mban në prag të Zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit. Interesimi për të marrë pjesë në këtë takim ishte mjaft i madh, mbase ditëve të fundit zyret  e LVV po vërshohen nga të rinjët të cilet po aderojnë cdo ditë e më tepër në këtët subjekt, që hapur po shihet e vetmja shpresë e ketij populli. Përveç se u shpalos programi i Lëvizjes Vetëvendosje, të rinjët parashtruan një varg pyetjesh në cilat u përgjigjën kandidatët për deputet. Fokusimi ishte rritja mundësisë për punë, arsimi cilësor e fusha të tjera që i preokupojnë të rinjët.

Më pas kryetari Visar Ymeri bashkë me gratë kandidate për deputete kanë bashkëbiseduar në një takim me gratë e Gjilanit. Kryetari Ymeri theksoj rolin që ka gruaja në Lëvizjen Vetëvendosje,  duke e njejtësuar me gjininë tjetër e duke përmendur edhe faktin se shumë nga udhëheqësit e qendrave të Lëvizjes janë gra, sikur edhe rasti i Besa Baftiut që udhëheq me qendrën në Gjilan. Pasi u paraqit Alternativa qeverisëse duke u fokusuar në rolin e gruas në vendimmarrje, pasoi një diskutim mjaftë produktiv, ku gratë gjilanase bënë pyetje të shumta për kandidatet për deputete. Pyetjet më shumë ishin të fokusuara te punësimi, pjesë kjo që gjinia femërore vazhdon me qenë e diskriminuar.

You Might Also Like