Gjilan

PDK: Triumfalisht dhe faqebardhë sot u rikthyen në vendet e tyre punës 19 zyrtarët komunalë të Gjilanit

“Triumfalisht dhe faqebardhë sot u rikthyen në vendet e tyre punës 19 zyrtarët komunal të Gjilanit”, thuhet në një komunikatë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan.
Kryetari i degës së PDK-së, Riad Rashiti e vlerësoi se dëmet dhe pasojat e kësaj maskarade politike dhe të sistemit gjyqësor janë të jashtëzakonshme dhe shumë dimensionale që i janë shkaktuar subjektit tonë politik PDK-së, institucioneve komunale, familjeve të zyrtarëve komunal, afaristëve dhe imazhit të qytetit të Gjilanit.
Ja komunikata e plotë:
Turpi qoftë mbi secilin që orkestroi këtë proces të montuar politikisht. Hetues dhe prokurorë, akterë politik nga LDK por edhe nga eksponentë të VV-së në Gjilan, të cilët inicuan dhe inskenuan një proces gjygjësor me aktakuza të shpifura, kundër 39 zyrtarëve më profesional në institucionet komunale dhe afaristëve tjerë të suksesshëm të Gjilanit.
PDK dhe ish kryetari i komunës Qemajl Mustafa ishin cak i sulmeve me akuza të pabaza për ta eliminuar politikisht, përmes fyerjeve e shpifjeve që buronin nga kryetari i LDK-së dhe ish kryetari i komunës Lutfi Haziri dhe eksponentë tjerë nga LVV në Gjilan. Ata e dinin se vetëm në këtë formë duke etiketuar e njollosur mund ta mposhtnin qeverisjen e PDK-së pas dy mandateve sa udhëheqi me komunën e Gjilanit. Gjë të cilën e kanë arritur me sukses ta gjunjëzojnë PDK-në në Gjilan.
Kryetari i degës së PDK-së Riad Rashiti e vlerësoi se dëmet dhe pasojat e kësaj maskarade politike dhe të sistemit gjyqësor janë të jashtëzakonshme dhe shumë dimensionale që i janë shkaktuar subjektit tonë politik PDK-së, institucioneve komunale, familjeve të zyrtarëve komunal, afaristëve dhe imazhit të qytetit të Gjilanit.
LDK dhe LVV, sot duhet ti kërkojnë falje publike secilit të akuzuar për përfitime politike, secilës familje që e përjetoi dhe kaloi nëpër këtë situatë të rëndë, e në veçanti ti kërkojnë falje tri familjeve që humbën më të dashurit e tyre gjatë këtij procesi të montuar gjygjësor. Nëse nuk i vretë ndërgjegjja dhe nuk ndodhë kërkim falja publike, atëhere e vetmja rrugë do të jetë demaskimi i këtij procesi dhe inicimi i procedurave ligjore për kompenzim dhe llogaridhënie për secilin akterë politikë që ka fyer dhe akuzuar me lloj lloj shpifje para qytetarëve të Gjilanit dhe publikut të Kosovës.
Familjet e Behar Mehmetit, Basri Kqikut dhe të Heset Mahmutit, kanë përjetuar dhimbje të madhe, por sot edhe njëherë më shumë e ndjejnë mungesën e tyre. Por, krenaria sigurisht se do të mbizotëroj në këto familje, sepse të dashurit e tyre ishin të pastër dhe punuan me dinjitet gjatë gjithë jetës së tyre dhe do të pushojnë të qetë në amshim.
Ndërsa për të gjithë të liruarve nga ky proces i stërzgjatur gjygjësor, në emër të PDK-së ju urojë shëndetë dhe suksese bashkë me familjet e tyre.
PDK është e bindur me tani e tutje institucionet komunale do të frymojnë dhe do të funksionojë ndryshe nga angazhimi tyre, puna profesionale dhe përvoja që kanë në institucionet tona.
Më e pakta që duhet të bëjë kryetari i tanishëm i komunës është që ti sistemoj të gjithë këta zyrtar komunal në vendet e tyre të punës, aty ku ishin para suspendimit dhe menjëherë t’ua kompenzojë të gjitha pagat për periudhën mbi shtatë vjeqare, buxheti komunal edhe sot ia mundëson që kjo të realizohet pa humbur asnjë ditë kohë.
Urime të gjithë zyrtarëve komunal, të cilët sot u ri-kthyen në vendet e tyre të punës;
1. Agim Hoxha
2. Asllan Mustafa
3. Azem Mujku
4. Drita Kajtazi Bajrami
5. Enver Biqku
6. Fadil Osmani
7. Fatmir Halili
8. Ganimete Kastrati
9. Hamdi Ismajli
10. Hatixhe Daku
11. Heset Asllani
12. Merita Canaj Shabani
13. Muhamet Kastrati
14. Naser Sylejmani
15. Ramush Musliu
16. Selvije Shefkiu Mustafa
17. Shemsedin Qerimi
18. Qefsere Sadriu
19. Vehbi Geci
Me fat dhe suksese,
/Dega e PDK-së Gjilan/

You Might Also Like