Gjilan

Ky është Faton Bislimi që ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së

FATON BISLIMI (Biografia)
Faton BISLIMI ka përfunduar studimet e doktoraturës në Shkenca Politike në University of Alberta si studijues pranë Qendrës së Eklselencës së BE-së, ku tani pritet së shpejti ta mbrojë edhe disertacionin.
Paraprakisht ka mbaruar magjistraturën në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Dalhousie University (Halifax, NS, Kanada, 2010), magjistraturën tjetër në Zhvillim Ndërkombëtar e Administratë Publike në Harvard University (Cambridge, MA, SHBA, 2007), si dhe studimet universitare (BSc dhe BA) me nderimet më të larta akademike në Texas Lutheran University (Seguin, TX, 2005).
Përvoja profesionale e Bislimit përfshinë pozita menaxheriale me organizata ndërkombëtare si UNDP, RTI International/USAID, OSCE, etj., si dhe mësimdhënie në disa universitete në SHBA, Kanada, e Kosovë.
Është autor i disa librave, kapitujve shkencorë në libra akademik dhe punimeve shkencore. Është fitues i sërë çmimesh prestigjioze ndërkombëtare në SHBA e Kanada.
Së fundi është përzgjedhur si Marshall Memorial Felloë nga German Marshall Fund of the US.
Përvec punës akademike dhe profesionale në SHBA, Bislimi ka mëse 15 vite që punon si anëtar Bordi dhe Koordinator i Politikave për Ballkan pranë Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizatës së vetme lobuese për kauzën kombëtare shqiptare në Ëashington, DC, duke bashkëpunuar kështu me shumë personalitete të shquara të politikës amerikane.
Bislimi iu ka ndihmuar dhjetëra studentëve shqiptarë nga Kosova që të studiojnë në SHBA e Kanada me bursa të plota akdemike përmes fondacionit të tij arsimor joprofitabil TBG Foundation.
Edhepse ka qenë aktivist politik qysh në moshë të re, si dhe udhëheqës i rinisë shkollore të Gjilanit në kohën e para dhe pas luftës, Bislimi në zgjedhjet komunale të vitit 2017 ishte bartës i listës së LDK për Asamble Komunale.
Paraprakisht, ai ka shërbyer si Koordinator për Politika dhe Marrëdhënie Rajonale në Zyrën e Kryetarit Haziri, që nga dhjetori i vitit 2015.
Tani udhëheq Komisionin për Fondin e Ekselencës pranë Zyrës së Kryetarit në Gjilan dhe është këshilltar komunal nga radhët e LDK-së në Gjilan, sikurse që ligjëron lëndë të ekonomisë dhe politikës në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK).
Faton Bislimi u lind më 12 shkurt 1983 në Gjilan. Ai dhe bashkëshortja e tij Arbnora Dauti janë prindër të dy vajzave, Fiona e Olsa dhe djalit Ari!

You Might Also Like