Futboll

Për dhjetë vite FC Drita ndërroi dhjetë trajnerë

Që prej se FC Drita është riorganizuar në vitin 2016,  ka ndërruar 10 trajnerë, apo mesatarisht nga një trajner për çdo vit. Sidomos në vitet e para, ndërrimet e trajnerëve ishin më të shpeshta, ngase edhe kërkesat për rezultate ishin më të mëdha e të cilat assesi nuk po arrinin. Kryelajmi.com, ju sjell të gjithë trajnerët e shkarkuar, të dorëhequr,  të suspenduar e të larguar nga FC Drita gjatë periudhës 2016 – 2026.

 

Sedat Pajaziti (2016)

Sadat Pajaziti, që ishte kryetrajner i Dritës ishte është zëvendësuar me boshnjakun Amir Alagiq, i cili ishte parë si shpëtimtar i Dritës, mirëpo edhe ai u desh të lë Dritën aty ku e kishte marrë, në pozitën e fundit. Bile me të rezultat ishin aq të dobëta sa në katër ndeshje Drita nuk kishte shënuar asnjë gol.

Amir Alagiq (2016)

Shumë shpejt Drita ia arriti që të gjejë zëvendësuesin e tij, trajnerin e mirënjohur kosovar Ismet Munishin, por pas një video të publikuar në rrjetet sociale, ku i përfshirë ishte trajneri i skuadrës Ismet Munishi, FC Drita vendosi ta suspendojë atë deri në zbardhjen e rastit.

Ismet Munishi (2016)

Ish-lojtari shumëvjeçar i Dritës, kapiteni i saj në ditët më të vështira, Milaim Zuzaku mori timonin e ekipit bardh e kaltër dhe mirë e kishte nisur, mirëpo në një ndeshje me Flamurtarin, të cilën Drita e luajti baras (1:1), kryetrajneri Zuzaku e ka marrë përgjegjësinë dhe menjëherë pas ndeshjes ka ofruar dorëheqje.

“Humbja e këtyre dy pikëve na lë prapa në luftën për titullin kampion. Përgjegjësinë për këtë dështim e marr unë, ndërkohë që drejtuesve të klubit do t’i ofrojë dorëheqjen time”, kishte thënë pas  ndeshjes. Ai ishte i pakënaqur sidomos nga përforcimet e ardhura tek Drita gjatë afatit kalimtar të verës.

Milaim Zuzaku (2017)

Pas tij, udhëheqjen e Dritës e kishte marrë një ish-lojtar dhe ish-kapiten tjetër, Bekim Isufi, i cili ia doli që me ekipin e tij të shpallet kampion, mirëpo edhe ky është ndarë me ekipin gjilanas pas humbjes nga Llapi.

“Më nuk jam trajner i Dritës. E kam lajmëruar para dhjetë ditësh se kjo ishte ndeshja e fundit. Ndoshta keq se ndeshja e fundit ishte me humbje, por duhet një frymë e re te skuadra në mënyrë që t’i shijojë titujt e fituar”, kishte thënë Isufi, që kishte shtuar se edhe më parë e kishte paralajmëruar dorëheqjen, por kryesia nuk e ka pranuar, por tani më nuk ka kthim prapa.

 

Bekim Isufi (2018)

Shkoi Isufi, kurse Drita e provoi edhe me një trajner nga Shqipëria, Shpëtim Duro, i cili ka dhënë dorëheqje e “sebep” për këtë ishte humbja nga Vllaznimi në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Kosovës.

 

Shpëtim Duro (2019)

Kur kishte ardhur Duro, me vete kishte marrë edhe ndihmësin e tij, Ardian Nuhiji, i cili zuri vendin e Duros dhe ia doli që të shpallë Dritën kampion, të bëjë lojëra të mira në Evropë dhe ishte në rrugë të mirë që të shpallej kampion edhe në stinorin që ishte në vijim, por kryetrajneri më jetëgjatë te Drita u shkarkua kur ishte në pozitën e parë.

Katër vite të kaluara te Drita, shumë suksese si në vend ashtu edhe në Evropë u harruan pas një ndeshje të humbur ndaj Lirisë në Kupën e Kosovës, kur Drita u mposht në shtëpi 1:2. Megjithatë Nuhiu mbeti një person i dashur, si nga kryesia, tifozët dhe qyteti.

 

Ardian Nuhiu (2022)

Në stolin e Dritës është ulur edhe Arsim Thaqi, me synimin që Dritën t’a shpallë kampion, por pas një barazimi me Dukagjinin e Klinës 0:0, ai pati fatin e njëjtë të Nuhiut, ndonëse edhe ai ishte në luftë për vendin e parë.

Arsim Thaqi (2023)

Më 2023, Drita kërkoi të provojë edhe me një trajner jashtë vendit dhe për këtë kishte angazhuar grekun Akis Vavalis, i cili titullin e kishte në dorë, por disa rezultate jo të kënaqshme bënë që ai të humbet dhe më pas është thënë se FC Drita dhe Akis Vavalis kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Akis Vavalis (2023)


Trajneri i sapo shkarkuar dhe më i suksesshmi në radhët e Dritës, Zekirija Ramadani erdhi te Drita në vitin 2023 dhe në dy stinorë radhazi e shpalli atë kampion, më 2024 dhe 2025 dhe bëri që FC Drita të shkojë më së largu në Evropë nga të gjitha klubet kosovare, synim që e pati edhe sivjet kur FC Drita është ende në garë, por siç mësohet disa ndeshje pa fitore në fazën përgatitore, eliminimi nga Champions League dhe fitorja nëpër vrimë të gjilpërës nga Floriana e Maltës në Conference League kanë bërë që të ndërpritet bashkëpunimi me trajnerin Zekirija Ramadani, për siç mësohet në mungesë të rezultateve. /kryelajmi.com/.

Zekirija Ramadani (2026)

You Might Also Like