Lëvizjet e fundit që ndodhën në degën e LDK-së në Viti, që kishin nisur qysh me përpilimin e listës përfundimtare për kandidatë për asmblesitë kanë “tronditur” dukshëm Degën e LDK-së sepse u paraqitëën shumë paknaqësi nga disa anëtarë të Kryesisë së degës por edhe nëpër nëndget e këtij subjekti politikë I cili aktualishtë udhëheq me këtë komunë. Pas ktyre mospajtimeve dhe përqarjeve që ndodhën pati edhe levizje madje dhe largim nga LDK-ja e njëri nga këta paadyshim edhe që pati një bagazh të madhë për këto 17 vjetet e fundit në këtë parti Faruk Nura, ish kandidatë I LDK-së për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare edhe u largua nga LDK-ja dhe aderoi në AAK-ë.
Pas aderimit të tij në AAK-ë ai madje edhe u kandidua nga kjo parti për kryetar të Vitisë në zgjedhjt e radhëshme lokale .Në një prononcim për media Faruk Nura, një njeri me autoritet dhe ish pjestarë I UCK-së u shpreh se është larguar nga LDK-ja, pasi ajo është kapur nga disa njerz që sipas tij nuk ia duan të mirën LDK-së dhe se pikrisht nga kjo atij edhe nuk iu dha hapsirë e mjaftueshme për të vperuar.
”Unë isha njeri nga më ta votuarit në Viti në zgjedhjet parlamemntare arrita ti marrë rreth 7 mijë vota dhe për disa vota nuk munda të bëhëm deputet .Dhe për të arritë më shume dhe për të pasur një kryetar kredibil ashtu sic edhe e meritojnë qytetarët shpreha dëshirë që të kandidohëm për kryetar të Vitisë nga LDK-ja por kjo mu pamundësua dhe u detyrova të largohem nga b kjo parti” është shprehur Faruk Nura.
Se përqarjet kishin vazhduar edhe deri në orët e fundit të afatit për përil9imin e Listës për kandiidatë për asambleist të kësaj komune u vrejtë edhe në mbledhjën e fundit ttë Kryesisë së degës së LDK-së e cila zgjati gati 9 orë dhe pa prani të medijave. Burimet tona nga Kryesia e LDK_së bëjnë të ditur se edhe pse më në fund është arritur që të përpilohët lista përfundimtarë për asambleist ku për bartës të saj është caktuar Naim Pira aktualisht kryesues I ëkuvendit komunal përqarjet dhe paknaqësitë me emrat në këtë listë ende nuk janë aktuuale. Nga burimet tona njoftohemi se nga mbledhja e fundit që ka pasur Kryesia e Degës së LDK-së në Viti, është arritur të vendosën emrat zyrtarë sa i përketë listës së kandiatëve për Asamble Komunale dhe rreth bartësit të listës, duke përmbyllur këtë proces demokratik për zgjedhjet lokale.
Burime tona bëjnë me dije se pas shumë debateve dhe diskutimeve, janë shprehur pakënaqësi në këtë parti rreth renditjes dhe së fundmi rreth bartësit të listës. Mësohet, se takimi i tyre kishte zgjatur prej orës 12:00-21;00.
Sipas informacioneve, Imri Emërllahu, aktivistë shumëvjeçar i degës, Kryetar i nëndegës në fshatin Ramjan, sekretarë administrativ dhe anëtarë i kryesisë, si dhe i deleguar nga nëndega e tij, në shenjë revolte ka lëshuar takimin e fundit, pasi ai edhe është hequr nga lista për delegat dhe nuk është vendosur që ai të jetë bartësi i listës për këto zgjedhje. Ai nuk ka marrë pëlqimin e kryesisë për bartës të listës.
Gazeta jonë ka kontaktuar me Imri Emerrllahun, i cili ka konfirmuar se në këtë takim ka patur mospajtime dhe revolta për mynyrën se si është përcaktuar lista përfundimtarë për kandidatë për asamble komunale. Ai është shprehur se është tejet i revoltuar pasi, siç tha ai, është shkelur statuti i LDK-së, sa i përketë emrit për bartësin e listës. Ai tha se ka pasur kaos në këtë degë së fundmi.
“ Si anëtarë I kësaj partie që nga themelimi , Jam tejet i zhgënjyer, kriteri i votës nuk është respektuar në degën e LDK-së, pasi mua më ka takuar të jem bartës i listës meqë edhe jam më i votuari aty, kush është zgjedhur është i papranueshëm. Por kjo nuk është përfillur nga kryesia e degës e as nga Kryetari, por janë bërë shkelje, nuk janë respektuar kritere e këtij procesi”, tha Emerrllahu, derisa shtoi se nuk është as në listën për Asamble Komunale.Duikush sipas tij është duke kërkuar dhe duke u angazhuar me të madhe që në LDK-ë të krijohen përaqrje dhe që nga LDK-ja perms presioneve dhe injorimeve të largojnë anëtarët dhe aktivistët e devotshem të saj por kjo kurr nuk do të mund të ndodhë!
“Nuk largohem nga LDK-ja, Jo ende jo un jam themelues dikush e ka qëllim me u largua unë, por unë jo, vetëm vdekja me largon nga LDK-ja, e jo pushtuesit”, është shprehur Imri Emërllahu I zhgnjyer tej mase.
E se paknaqësitë janë evidente në dhe ka anashkalime dhe injorime dëshmojnë edhe disa paralajmrime që kanë dhënë disa nendegë të LDK_së . Jo zyrtarishtë jemi informuar se nga 28 nëndegë aktive të LDK-së, 12 nëndegë nga ky subjekt kanë shprehur gatishmërin në ditët në vijim t’i bashkangjiten partive tjera pjesë e garës zgjedhore, pasi nuk janë pajtuar me vendimet e fundit rreth zgjedhjeve. / Aziz Zuk