Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, ka parë nga afër punimet te kompleksi i banimit të përballueshëm dhe social.
Ky kompleks do të përbëjë gjithsej 71 njësi banesore, me ç’rast 57 banesa do të jenë për banim të përballueshëm dhe 14 banesa do të jenë për banim social.
Sipërfaqja e gjithmbarshme ndërtimore e këtij kompleksi është afër 12.350 metra katrorë dhe do të ketë katër tipe të banesave: 53 metra katrorë, 66 metra katrorë, 77 metra katrorë dhe 87 metra katrorë.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, tregoi se kanë vizituar punimet në objektin e banimit të përballueshëm social, i cili po realizohet në përputhje me dinamikat e parapara”, tha Kadriu.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sopciale, tha se pavarësisht disa sfidave teknike të hasura gjatë procesit, ato po adresohen dhe tejkalohen me përkushtim nga ekipet punuese.
“Ky projekt përbën një investim shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit, duke synuar përmirësimin e kushteve të jetesës për kategoritë në nevojë dhe avancimin e mirëqenies sociale në komunën tonë”, tha drejtoriesha Kadriu.




