Gjilan

Policia e Kosovës me ligjëratë vetëdijësuese kundër dukurive negative në shkolla

Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në shkolla’’ ka realizuar një ligjëratë vetëdijësuese kundër dukurive negative në shkollën ‘’Selami Hallaqi’’ në qytetin e Gjilanit. Tema të ligjëratës kanë qenë ‘’Dukurit negative në shoqëri’’, ‘’Delikuenca e të miturve’’ dhe ‘’Dhuna ndaj bashkëmoshatarëve’’. Ligjërata është realizuar në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës, stafin mësimor dhe këshillin e nxënësve.
Ligjërata është realizuar me rreth tetëdhjetë (80) nxënës të klasave VII, VIII dhe IX të cilët përpos marrjes së njohurive rreth këtyre dukurive, kanë qenë të inkuadruar në bashkëbisedim për mundësinë e përbashkët të ndikimit në parandalim të këtyre dukurive.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan do të vazhdoj edhe më tej me ligjërata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore.

You Might Also Like