Futboll

Qëlloi dritaren e zhveshtores me grusht, dërgohet në spital

Lorik Boshnjaku, i revoltuar me humbjen pas ndeshjes që ekipi i tij ka zhvilluar me Gjilanin, ka qëlluar me grusht dritaren e zhveshtores dhe aty ka prerë dorën.

Një krismë e madhe është dëgjuar kur lojtari ka qëlluar dritaren dhe i tërë stafi i Prishtinës është drejtuar kah zhveshtorja.

Për lëndimin e Boshnjakut ka njoftuar edhe faqja zyrtare e Prishtinës, por pa treguar arsyen e vërtetë se si ka ardhur deri te ky lëndim.

Gjilani ka mposhtur Prishtinën me rezultat 2:1.

You Might Also Like